Ballina Kronika Pranga për tre persona në Tiraanë, dyshohet se vidhnin në zona të...

Pranga për tre persona në Tiraanë, dyshohet se vidhnin në zona të ndryshme në Tiranë

206
0

Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë tre persona pasi kanë konsumuar vepra të ndryshme penale me natyrë vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas burimeve policore bëhet me dije se janë zbardhur shtatë raste të ndryshme vjedhjesh në një biznes në sheshin ‘Karl Topia’ si dhe gjashtë banesa.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Good start”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.

Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të kryera ditët e fundit, në Tiranë, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjes së banesave së tyre, dhe një rasti të vjedhjes së një biznesi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Good start”.

Si rezultat u tij u vunë në pranga shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës.

Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.