Ballina Kosovë Kriza në Kosovë/ PDK letër Deharit: Seanca konstituive të mbahet nesër

Kriza në Kosovë/ PDK letër Deharit: Seanca konstituive të mbahet nesër

66
0

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke kërkuar vazhdimin e seancës për 18 gusht në ora 11:00.

Në kërkesën e nënshkruar nga deputetja Vlora Çitaku, PDK thotë se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë që, sipas saj, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me veprimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas PDK, vazhdimi i procedurave pa tejkaluar këtë situatë do të përbënte shkelje të mëtejshme të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.

“Duke pasur parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet, shkelje e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në kërkesë.