Ballina Aktualitet Seanca paraprake në GJKKO/ SPAK kërkon kalimin për gjykim të dosjes së...

Seanca paraprake në GJKKO/ SPAK kërkon kalimin për gjykim të dosjes së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

40
0

SPAK ka kërkuar zyrtarisht që dosja pët ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë të pandehur të kalojë për gjykim. Dosja lidhet me akuzat për fshehje ose mosdeklarim të pasurisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri me dije se këtë të martë ka përfunduar parashtrimet në kuadër të gjyqit paraprak për këtë çështje, duke mbyllur fazën procedurale ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë të përfshirë në hetim.

Gjatë seancës gjyqësore, prokurori i dosjes ka kërkuar dërgimin për gjykim të pesë të pandehurve, duke theksuar se nga hetimet e kryera janë administruar prova të mjaftueshme që justifikojnë vijimin e procesit gjyqësor në themel.

Më pas, fjalën në seancë e ka marrë ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, ndërsa procesi ndaj tij vijon në fazën paraprake.

Nga ana tjetër, mbrojtja ligjore e Metës ka kundërshtuar akuzën e fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë, duke kërkuar rrëzimin e saj me argumentin se kjo akuzë lidhet me ish-bashkëshorten e tij dhe jo drejtpërdrejt me ish-kreun e shtetit.