Avioni privat i Jeffrey Epstein para 8 viteve kishte ateruar në Aeroportin e Tiranës.
Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në emisionin Opinion dokumentin që tregon se avioni i Epstein është ulur në Tiranë më 11 shtator të vitit 2018, në orën 14: 20 minuta.
Sipas gazetarit nuk dihet nëse ky avion ka sjell apo ka marrë diçka nga Tirana.
“Tani ka sjell porosi apo ka marrë, kjo është pyetja”, ka thënë Çollaku.








