Ballina Aktualitet “Mos e gëzo shtëpinë e re!”/ Protestuesit ironizojnë Zegjine Çaushin dhe Sara...

“Mos e gëzo shtëpinë e re!”/ Protestuesit ironizojnë Zegjine Çaushin dhe Sara Milen gjatë marshimit drejt Kryeministrisë

124
0

Studentë, të rinj, aktivistë dhe qytetarë e zhvendosën protestën e kësaj të mërkure si zakonisht nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.

Rrugës ata nuk kanë kursyer ironitë e tyre me kore ndaj deputeteve të mazhorancës.

Pre e thirrjeve të tyre kanë qenë Sara Mile, që sot u thirr në SPAK, teksa pandehet se ka kryer korrupsion në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Gjithashtu “viktimë” ka qenë dhe deputetja Zegjine Çaushi, të cilës i thonë “mos e gëzo shtëpinë e re”.

Çaushi ka thënë më herët se nuk ka blerë shtëpi në Tiranë pasi u bë deputete, por ka prenotuar një hyrje dhe ka marrë kredi në bankë.