Ballina Aktualitet Revolta nuk ndalet/ Protesta para Kryeministrisë, studentë, të rinj dhe pedagogë kërkojnë...

Revolta nuk ndalet/ Protesta para Kryeministrisë, studentë, të rinj dhe pedagogë kërkojnë largimin e kastës

80
0

Protesta para Kryeministrisë vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë, mes tyre studentë, të rinj dhe pedagogë.

Protestuesit janë mbledhur për të kundërshtuar qeverisjen dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kreut të qeverisë, ndërsa një tjetër kërkesë e artikuluar nga protestuesit është krijimi i një qeverie teknike, e cila sipas tyre do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Shqipëri.

Protesta po vijon para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.