Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i Përgjithshëm.
Sula nuk u bë pjesë e listave të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit megjithëse u rendit i pari në primaret e organizuara.
Ai kritikoi ashpër drejtuesit e partisë, duke i cilësuar edhe si shkaktarët kryesor të humbjes së opozitës dhe dhurimit të mandatit të katërt për kryeministrin Rama.
Sula nuk është i vetmi ish deputet demokrat që është ftuar nga maxhoranca për të marrë një pozicion drejtues.
Pak kohë më parë ishte edhe ish-deputetja tjetër Zheni Gjergji, e cila u emërua Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit.







