Ballina Politika SPAK s’mund të pretendoi luftë kundër korrupsionit, kur krimi zgjedhor u lejua...

SPAK s’mund të pretendoi luftë kundër korrupsionit, kur krimi zgjedhor u lejua të prodhonte pushtet të paprekshëm

33
0

Nga Denisa Vata

SPAK nuk mund të pretendojë luftë kundër korrupsionit duke anashkaluar krimin që prodhon pushtetin, krimin zgjedhor.

Në këto kushte, kërkesa e SPAK për heqje imuniteti nga i njëjti Parlament që u prodhua nga krime zgjedhore të pahetuara edhe pse kishim Task-Force ne 12 qarqet, nuk është logjikë drejtësie. Sepse kur burimi i pushtetit është i korruptuar dhe i pandëshkuar, çdo procedurë e ndërtuar mbi të është e komprometuar në themel.

Kjo është arsyeja pse sot drejtësia përplaset me murin e shumicës. Jo sepse ligji nuk funksionon, por sepse krimi zgjedhor u lejua të prodhonte pushtet të paprekshëm.

Sot kryeministri deklaroi publikisht se shumica parlamentare nuk do të lejojë heqjen e imunitetit të znj.Balluku, pavarësisht se SPAK deklaron se ka prova dhe kërkon ndjekje penale.

Me këte logjikë parimi i barazisë para ligjit ka rënë, sepse qytetarët arrestohen, ministrat mbrohen me votë partie. Drejtësia është delegjitimuar publikisht nga kryeministri, gjë që është e papranueshme në një vend kandidat për BE.

p.s: Gjithsei mbetemi gjithë sy e vesh edhe për qëndrimin që ka drejtësia për kolegen e tyre, Irenën me 3 mbiemra, ish e dënuar.