Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 285 masa administrative dhe ka proceduar penalisht 34 drejtues automjetesh gjatë kësaj jave, për shkeljen e Kodit Rrugor.
99 drejtues mjetesh u gjobitën për mosrespektim të radhës së lëvizjes, 67 për qarkullim me shpejtësi mbi normat dhe 43 për drejtim të automjetit, në ndikimin e alkoolit.
Ndërkaq, 76 shoferëve iu mor mjeti, pasi kishin parkuar gabim ose kishin penguar qarkullimin.
Njoftimi
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Prani 24/7, në të gjitha akset e kryeqytetit, kushtëzuar nga reshjet, si dhe për përmbushjen e objektivave: parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë kësaj jave, 285 masa për shkelësit e Kodit Rrugor, të cilët rrezikuan jetën e përdoruesve të rrugës, shkaktuan kaos në trafik dhe/ose penguan lëvizjen.
Gjithashtu, 34 shtetas janë proceduar penalisht, për shkelje të parashikuara në Kodin Penal.
Konkretisht, u ndëshkuan me masa:
-99 drejtues mjetesh, për mosrespektim të radhës së lëvizjes;
-76 shtetasve iu mor mjeti, me mjet ngritës, pasi kishin parkuar gabim ose kishin penguar qarkullimin;
-67 shtetas, për qarkullim me shpejtësi mbi normat;
-43 shtetas, për drejtim të automjetit, në ndikimin e alkoolit.
Monitorimi vijon, me prezencë të shtuar dhe me pajisje teknologjike bashkëkohore.
Policia Rrugore apelon sërish, për drejtuesit e mjeteve dhe për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi vetëm në këtë mënyrë kontribuojnë në misionin e përbashkët, garantimin e sigurisë rrugore.







