Demokrati Ilir Alimehmeti në fjalën e mbajtur në podium përpara protestuesve, ka bërë qeverinë me faj për largimin e shqiptarëve drejt Evropës, përmendi ligjin për barazinë gjinore si dhe për shembjet e rrugëve apo bllokimin e tyre.
“Është fakt që mbi 1.6 mln shqiptarë janë jashtë Shqipërisë. e gjithë kjo për shkak të politikave që ndjek Rama që bazohen në shpopullim dhe abuzime të pasurive publike. Sot nuk ka kush ha më dardha pas shpine, kur ke pushtetin ke përgjegjësinë. Flasim për dëshmimin e qeverisë, kundër korrupsionit, krimit, por nuk ka akuzë më të madhe sesa shpopullimi i këtij vendi.
Nuk kemi ardhur rastësisht. Kujtoj një vend që kishim dy fjalë, nënë dhe baba. Sot kemi prindin 1 dhe prindin 2. Sot kemi dhjetëra e dhjetëra gjini. Dikur kishim pronat tona, sot kemi një qeveri që flet për ish-pronarë. Kemi një vend kur ndërtonim rrugë kombëtare të siguria, sot kemi një qeveri që ndërtojë rrugë e tunele që shemben brenda vitit. Imagjinoni ti rikthehemi vlerave, familjes, shoqërisë, ti rikthejmë ato emigrantë. Në radhë të parë duhet të largohet Edi Rama. Së bashku po qëndruam Shqipëria do të shkojë përpara”, tha ndër të tjera Ilir Alimehmeti.







