Ballina Politika Salianji shpreh zhgënjim për pjesëmarrjen në protestë: Munguan zonat më të goditura

Salianji shpreh zhgënjim për pjesëmarrjen në protestë: Munguan zonat më të goditura

47
0

Pjesëmarrja e protestës së PD duket se nuk e ka kënaqur Ervin Salianjin. Ai shprehet  se priste që të shihte të gjithë ata që po revoltohen në Velipojë, Durrës e Kamëz, por shprehu vlerësimin edhe për ata përkrahës që kanë zgjedhur të jenë të pranishëm.

“Të gjithë ata që bëjnë akuza të tilla, janë në dëshpërim. Sot unë prisja që në protestë të ishin qytetarë që kanë revoltë reale si protestuesit e Velipojës, Rrjollit, Durrësit që ishin në protestë sot, protestuesit e Kamzës që iu rrit çmimi i biletave, por pa diskutim që edhe këta qytetarë janë për t’u respektuar dhe secili tregon dinjitet për veten e vet”, tha Salianji.