Interi ka fituar derbin ndaj Juventusit me rezultat 3-2 në një ndeshje spektakolare me shumë luftë në fushë.
Megjithatë e gjithë Italia po flet për miutën e 42-të të ndeshjes, kur Pierre Kalulu i Juventusit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Në fakt ishte një prekje e lehtë e Kalulus ndaj Bastonit dhe gjyqtari nuk e kurseu duke e ndëshkuar me të kuq.
Trajneri i Interit, Christian Chivu ka thënë se ai është një karton dhe gjyqtari veproi drejtë.
“Për mua, është një prekje e lehtë, por një lojtar i ndëshkuar duhet të shmangë një gjest të ngjashëm që mund ta turpërojë gjyqtarin. Kalulu është dashur të ketë kujdes me duart, në momentin që ka një karton të verdhë. Më kujtohet Inter-Liverpool, kur e godita mbrojtësin edhe pse ishte një penallti që mund të ishte anuluar”, tha Chivu.
“Nuk ka dyshim që Bastoni preket në krah. Duhet t’u mësoj lojtarëve të mi të mos e turpërojnë gjyqtarin në situata të caktuara. Tani, një lojtar që nuk zhytet, siç kanë bërë shumë të tjerë, po vihet në dyshim; ajo dorë e pengon atë të kalojë në tranzicion”, tha Chivu.







