Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. K., 26 vjeç, dhe A. N., 19 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, drejtuesit të mjetit shtetasit E. K., dhe pasagjerit, shtetasit A.N, shërbimet e Policisë iu gjetën nga një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit;
-I. T., (M), 37 vjeç, banues në Durrës, i cili u ndalua në rrugën “Dëshmorët”. Gjatë komunikimit me punonjësit e policisë, shfaqi shenja të përdorimit të alkoolit. Pas kryerjes së testit, rezultoi se kishte konsumuar alkool gjatë drejtimit të mjetit.
-B. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në Maminas.
-S. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, në lagjen nr.14, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
-D. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili në aksin rrugor “Sukth–Durrës” drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe, si pasojë, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge.
-B. H., 47 vjeç, banues në Sukth,Durrës, i cili është konstatuar tek mbikalimi i Sukthit, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin;
-J. M., 33 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 64-vjeçar dhe i ka marrë një shumë parash prej (20.000 lekë).
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj këtyre shtetasve;
-M. D., 66 vjeç, banues në Durrës. Këtij shtetasi iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në matësin e banesës së tij.
-Xh. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, inxhinier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e një kompanie, ka rënë nga lartësia dhe është dëmtuar shtetasi A. Sh., 41 vjeç, i cili po vijon trajtimin mjekësor në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-K. K., 48 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka fyer me fjalë të rënda një tjetër shtetase.
-U shpall në kërkim shtetasi M. Ll., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi një shtetase ka kallëzuar se, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë parash (15000 euro).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit;
-S. T., 23 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar dëmtime të lehta një shtetasi 38-vjeçar.
-Po ashtu shpallën në kërkim shtetasin;
S. Ll., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se në një lokalin e shtetasit E. T., në lagjen nr. 13, ka vjedhur një sasi parash dhe disa pije alkoolike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori;
-Pasi më datë 13.02.2026, në fshatin “Synej”, shtetasi D. Xh., ka kallëzuar se i kanë vjedhur një armë gjahu që e kishte me leje.
-Ndaj shtetases A. B., 43 vjeçe, banuese në Rrogozhinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka fyer me fjalë të rënda, një tjetër shtetase.
-Një shtetas i moshuar ka kallëzuar se për motive të dobëta, është goditur në fytyrë me grushte nga një tjetër shtetas i moshuar pa i shkaktuar dëmtime. Të dy janë banues në “Shtëpinë e të Moshuarve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







