Gjykata e Tiranes ka lënë në burg Bardhyl Fushën 59 vjecarin i cili pak dot më parë grabiti nje shumë të komsiderueshme parash pranë filalit Fibank.
Para togave të zeza ai ka shprehur pendese e ndërsa mbrojtësi i tij ligjore Marash Ndoci i kërkoi gjykatës masë më të butë sigurie.Avokati iu sugjeroj gjykatës qe Bardhyl Fushes ti behet nje vlersim psikologjik lidhur me gjendjen mendore të tij në kryerjen e momentit të ngjarjës.
Për gazetarin OraNews Edison Vatnikaj avokati Marash Ndoci tha se Bardhyl Fusha ishtë në situatë të rëndë financiare përshkak të borxheve dhe punës së tij.
Marash Ndoci: I dyshuari Bardhyl Fusha ka deklaruar se ka vepruar në kushtet e një presioni të rëndë financiar, për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj punonjësve të tij në një shumë të konsiderueshme. Subjekti tregtar që ai ka administruar rezulton me vështirësi serioze ekonomike dhe detyrime tatimore, çka ka rënduar më tej situatën e tij personale dhe psikologjike.
Mbrojtja vlerëson se kemi të bëjmë me një akt të izoluar, të kryer në një moment tronditjeje të fortë emocionale, dhe jo me një prirje kriminale të qëndrueshme.
Avokati thote se faktet tregoje se ai nuk kishte qëllim dëmtimin e përsonave të tjere apo largimin dhunësh nga vendi i ngjarjës.
Marash Ndoci: Nga dinamika e fakteve të bëra publike rezulton se
• Z. Fusha është paraqitur në ambientet e bankës në mes të ditës;
• Ka qenë i pamaskuar;
• Ka lënë mjetin e tij personal të parkuar përpara bankës;
• Pas daljes nga banka është dorëzuar menjëherë ndaj punonjësve të policisë;
• Nuk ka ushtruar rezistencë dhe nuk ka tentuar arratisje;
• Nuk ka pasur pasoja fizike apo humbje jete.
Këto elementë, për mendimin e mbrojtjes, nuk përputhen me tipologjinë e një grabitjeje të organizuar apo të mirëstrukturuar, por tregojnë mungesë planifikimi profesional, mungesë strategjie arratisjeje dhe mungesë përshkallëzimi dhune.
Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të mbrojtjes për masa më lehtësuese togat e zeza lanë në fuqi kërkesën e prokurorisë.Bardhyl Fusha mesditën e 13 shkurtit parkoi makinen e tij dhe me në nje arme zjarri më dore u fut brenda bankes ku arriti të marr rreth 8 mln lek.
Pasi mori leket nën kërcenimin e armës ai u ndalua nga punonjesit e policise në dalje të bankes.Referuar deshmise ato tregon se krimim e ka kryer ne kushtet ku ai kishte borxhe.







