Ballina Politika “Qytetarin e fut në burg për energjinë…”/ Lapaj përpara kryeministrisë: Rama e...

“Qytetarin e fut në burg për energjinë…”/ Lapaj përpara kryeministrisë: Rama e trajtoi shtetin si tokë babe

64
0

Edhe këtë të hënë Adriatik Lapaj ka vazhduar protestën para Kryeministrisë.

Nëpërmjet një video-mesazhi në “Facebook”, Lapaj theksoi se qeveria po tregon një standard të dyfishtë, pasi ka qytetarët që kanë vjedhur energjinë elektrike janë futur në burg , ndërsa për ata që kanë vjedhur milionat e shqiptarëve, angazhohet e gjithë qeveria në shërbim për ta mbrojtur.

“Ata që vjedhin shtetin duhet të përgjigjen për atë që bëjnë, por standardet janë të dyfishta. Sepse për dikë që kapet se deformon 50 mln euro e mbajmë zv.kryeministre dhe vihet gjithë qeveria në shërbim të faktit që të mbrohet. Dhe kjo e zhbën të gjithë fasadën dhe këta kanë arritur te pika që të zhbëjnë çdo gjë”, tha mes të tjerash ai.

Gjithashtu ai u ndal edhe te skandali me rrugën Qukës Qafë Plloçë, ndërsa thekson edhe pse është jashtë standardeve askush nuk mban përgjegjësi.

“Rruga Qukës Qafë Plloçë shembet gjitha dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Kur bëhet fjalë për pushtetarë të vendit, duhet të ketër procedurë, komisione e të drejta. Kujtohet për konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Marrin deputetë të lidhur me krimin që kanë bërë vota në lidhje me krimin dhe i nxjerrin studio më studion…Por sa herë qytetari pretendon një të drejtë që i cënohet i kujtojnë Gjermaninë, Suedinë e Amerikën. Por për t’ju përgjigjur qytetarëve sipas këtyre standardeve, komandanti kalon te teza tjetër”, tha ai.

Më tej komentoi edhe deklaratat e Ramës i cili tha se Balluku i ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen por që ka qenë vetë kryeministri që e ka refuzuar.

“Pra po na tregon se nuk qenë Belinda Problemi, por e di se po ra Belinda bie ky. Pas Belindës është ky. Edhe ky vetë nuk di çfarë ka firmosur më. E kanë trajtuar shtetin si tokë babe.