Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar përmes një postimi, pas lajmeve të disa mediave pranë qeverisë, që e paraqisnin si kundër Sali Berishës për shkak të mbështetjes ndaj SPAK.
Korreshi thekson se respektimi i punës së SPAK nuk do të thotë të jesh kundër PD-së apo Berishës. Ai shton se situata tregon vështirësitë e qeverisë dhe u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit për largimin e Edi Ramës.
Reagimi i plotë:
Të nderuara media, të inkurajosh dhe të respektosh SPAK-un pse po arreston gjithë qeverinë nuk do të thotë të jesh kundër PD-së dhe as kundër Berishës.
Hall i madh e ka zënë qeverinë, këtë po shohim.
Të gjithë më 20 shkurt për të larguar Ramën. Ja, kaq.







