Ballina Aktualitet VENDIMI/ Padia për pagat, Gjykata Kushtetuese: Pranohet pjesërisht kërkesa e gjyqtarëve, Kuvendi...

VENDIMI/ Padia për pagat, Gjykata Kushtetuese: Pranohet pjesërisht kërkesa e gjyqtarëve, Kuvendi të bëjë…

90
0

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka shpallur vendimin për çështjen e pagave të gjyqtarëve, duke vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e paraqitur prej tyre dhe të shfuqizojë disa dispozita të ligjit nr. 33/2023.

Po ashtu GJK ka vendosur të detyrojë Kuvendin të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi i arsyetuar do të shpallet brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të kësaj gjykate.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.

4. Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.

5. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese