Incidenti i fundit në stadiumin e Benficas ka shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare, pas akuzave për ofendime raciste ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes me Real Madrid.
Sipas raportimeve, braziliani është ndjerë i lënduar nga mënyra se si trajneri i Benficas, Jose Mourinho, e menaxhoi situatën. Tekniku portugez nuk pranoi publikisht fajin e lojtarit të tij, Gianluca Prestianni, dhe madje kritikoi festimin e Viniciusit pas golit.
Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai është i zemëruar me Mourinhon, duke e konsideruar qëndrimin e tij si të papërshtatshëm përballë një çështjeje kaq serioze.
Deklaratat e trajnerit kanë shkaktuar polemika dhe reagime të shumta në botën e futbollit.







