Ballina Politika Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Do t’ia heqim vizën...

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Do t’ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

116
0

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka ndarë mesazhin e Sekretarit Marco Rubio, i cili pak ditë më parë tha në konferencë me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, se do t’i hiqet viza personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare.

“Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën”, ka deklaruar Rubio.

Kujtojmë që Rubio në konferencë me Orban vuri në dukje se nëse dikush hyn në SHBA si vizitor, qoftë student, turist, gazetar apo kushdo tjetër, dhe merr pjesë në aktivitete që shkojnë kundër interesit kombëtar dhe sigurisë kombëtare të Amerikës, viza e tij do të hiqet.

Në disa raste, revokimi i vizës mund të paraprijë edhe ekzekutimin e veprimit nga një vizitor ndërkombëtar. “Në fakt, nëse do ta dinim se do ta bënit, ndoshta nuk do t’ju ​​kishim dhënë vizën”, tha ndër të tjera Rubio gjatë konferencës për shtyp.