Lideri i Kampionatit të Spanjës, Real Madridi, ka mbetur me gishta në gojë në konak të Osasuna-s.
Vendasit e dhanë maksimumin e cila iu shpërblye me tre pikë të mëdha ndaj Real Madridit.
Ballafaqimi mes këtyre rivalëve ka përfunduar me fitoren e Osasuna-s me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 25-të.
Në minutën e 25-të Budimir u tregua i saktë nga penalltia, duke kaluar në epërsi Osasunën.
Në pjesën e dytë, në minutën e 73-të braziliani Vinicius Junior barazoi rezultatin.
Në minutën e 90+1 Garcia shënoi për fitoren e madhe të vendasve
Real Madridi kryeson me 60 pikë, ndërsa Osasuna është në pozitën e nëntë me 33 pikë.







