Në Afganistan janë shënuar dhjetëra të vrarë dhe të plagosur pas sukmeve ajrore të kryera nga Pakistani, i cili ka thënë se ka goditur shtatë kampe terroriste përgjatë kufirit, si përgjigje ndaj atentateve vetëvrasëse në territorin e tij.
Islamabadi ka pranuar zyrtarisht kryerjen e sulmeve në shtatë objektiva në rajonin kufitar me Afganistanin, duke i cilësuar ato si reagim ndaj sulmeve të fundit vetëvrasëse të pretenduara nga grupe militante që, sipas autoriteteve pakistaneze, mbështeten nga Kabuli.
Zëdhënësi i qeverisë afgane, Zabihullah Mujahid deklaroi mbrëmjen e djeshme: “U bombarduan civilët tanë në provincat Nangarhar dhe Paktika, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra persona, mes tyre gra dhe fëmijë”.
Ndërkohë nga ana tjetër sipas Ministrisë së Informacionit dhe Transmetimeve të Pakistanit u shpreh përmes një komunikate se: “Pakistani ka kryer sulme të përzgjedhura të bazuara në inteligjencë ndaj shtatë kampeve dhe strehimoreve terroriste”.







