Ballina Sport Teuta “fundos” Tiranën, në kryeqytet vendos një penallti

Teuta “fundos” Tiranën, në kryeqytet vendos një penallti

66
0

Teuta triumfoi 1-0 ndaj Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superiore. Durrsakët iu falën një goli në fund, për të marrë fitoren e dytë radhazi.

Në stadiumin “Selman Stërmasi”, ishte një ndeshje me dy tablo. Pjesa e parë foli e gjitha për Tiranën, që iu afrua golit disa herë, ku rastin më të pastër e kishte Tabekou, por e shpërdoroi.

Në fraksionin e dytë, durrsakët u shfaqën me një fytyrë tjetër, duke iu afruar golit me Maçollin që u ndal nga tranversa dhe Arifin që gaboi përballë portierit.

Në minutën e 83-të, erdhi momenti vendimtar. Lleshi ndali një top me dorë dhe u akordua penallti me VAR. Nga 11 metërshi Maçolli nuk gaboi, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren Teutës, që ngjitet në kuotën e 33 pikëve në vendin e gjashtë.

Tirana rrezikon mbijetesën, pasi mban vendin e parafundit me vetëm 21 pikë.