Ballina Ekonomia Kujdes në kufi! Ja sa euro mallra mund të kaloni në doganë...

Kujdes në kufi! Ja sa euro mallra mund të kaloni në doganë pa paguar taksë

111
0

Me shtimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së pranverës dhe verës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mbi vlerën e lejuar të mallrave që përjashtohen nga taksat doganore.

Doganat sqarojnë se udhëtarët që vijnë nga një shtet tjetër në Shqipëri përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal.

Për këto mallra përjashtohen nga taksat doganore nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar.

Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkoolit) për udhëtarët në rrugë tokësore është 300 euro.

Për udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare 430 euro për çdo udhëtar dhe për udhëtarët nën 15 vjeç, 150 euro.

Gjatë hyrjes në territorin shqiptar, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare.

Autoritetet doganore kanë të drejtën t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.

Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtarëve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së “Deklarimit të thjeshtuar”.

Informimi bëhet për të parandaluar çdo problematikë me të cilët mund të hasen qytetarët nuk kushtet kur nuk janë të qartë për detyrimet ligjore apo për të parandaluar kalimin e mallrave të pa taksuara për qëllime tregtare.