Ballina Politika Këshilli Mandateve për Ballukun/ Balla refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Këshilli Mandateve për Ballukun/ Balla refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

102
0

Pasi ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku u diskutua mandati i zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në prononcimin e shkurtër për gazetarët, tha se askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës.

Ai shtoi se PS nuk ishte dakord me mënyrën e propozuar nga opozita për dhënien e autorizimit dhe se çdo vendim do të diskutohet më tej në mbledhjen e parë të grupit parlamentar.

Pas këtij komenti, Balla u largua pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke mos dhënë sqarime të mëtejshme mbi debatet e zhvilluara në mbledhje.