Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit për ndryshimin e numrit të komisioneve.
Vendimi erdhi pas ankesës së demokratëve për shkelje procedurash nga parlamenti. Sipas tyre, ndryshimet që parashikonin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, ishin të njëanshme.
Dëmi kryesor, sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit, ishte largimi i opozitës nga drejtimi i Komisionit për Integrimin.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, procedura ka qenë antikushtetuese dhe nevojitet të rregullohet.
Me këtë vendim, numri i komisioneve mbetet 8 dhe do të ketë 30 ditë afat nga hyrja e tij në fuqi për ribërjen e procedurës.







