Ballina Kosovë Kurti: Isha mbrëmë në Prekaz, nuk i kam votat për President, duhet...

Kurti: Isha mbrëmë në Prekaz, nuk i kam votat për President, duhet marrëveshje

72
0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur para mediave pas takimit me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se duhet marrëveshje me partitë opozitare, ndërsa konfirmoi se mbrëmë ka qëndruar në Prekaz, te familja Jashari dhe kur është pyetur për Presidenten Osmani, ai tha shkurt, se VV nuk ka kandiduar me një emër për President, dhe se ai nuk i ka numrat për Presidentin.

U zotuam për komunikim dhe kontakte të drejtpërdrejta, që të hapim një kapitull të ri ndërmjet partive politike. E falënderova për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Tash na duhen dy të tretat për zgjedhjen e Presidentit. Ne si Vetëvendosje nuk kemi garuar me një kandidat për President gjatë zgjedhjeve. Poashtu as partitë opozitare. Duhet ta gjejmë një zgjidhje, e cila është ndërmjet këto tri forcave politike. Po isha mbrëmë në Prekaz. E kishim lënë të takoheshim me bacin Rifat. Por, për President, nuk kemi ndonjë favorizim, sepse mua më mungojnë edhe të paktën 14 vota. Nuk kam përafrim më shumë me LDK-në ose me PDK-në. Po flas për fakte objektive. Nëse ka marrëveshje me LDK-në, shkojmë te numri 81, ku nuk duhet të mungojë asnjë deputetë në sallë”, tha ai.