Futbollisti Derrikson Kuiros është përballur me një situatë të çuditshme.
Lojtari i Xelaju i kishte propozuar të dashurës në fushën e blertë, ndërsa ajo pranoi.
Çdo gjë dukej kaq bukur, por deri këtu.
Vetëm tre ditë më vonë erdhi ndarja mes tyre. Dhe momenti i bukur para tifozëve, tashmë mbetet një kujtim për t’u harruar nga ana e tij.
“Po është e vërtetë që lidhja jonë ka përfunduar. Ishte një situatë e vështirë personale, si çdo ndarje, por preferoj që ta përballoj me respekt dhe maturi”, tha futbollisti nga Kosta Rika në deklaratën e tij.







