Ballina Politika Misioni faktmbledhës i PPE shkon në selinë e PD, do të takohen...

Misioni faktmbledhës i PPE shkon në selinë e PD, do të takohen me Berishën dhe përfaqësues të tjerë

73
0

Një mision faktmbledhës i Partia Popullore Evropiane (PPE) ka shkuar sot në selinë e Partia Demokratike. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.
Delegacioni i PPE do të zhvillojë takim me kreun e PD-së, Sali Berisha dhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike.

Në fokus të përfaqësuesve të PPE është një mision faktmbledhës për çështje që lidhen me zgjedhjet, funksionimin e institucioneve dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Vizita e misionit faktmbledhës vjen në kuadër të angazhimit të PPE për të monitoruar zhvillimet politike në vendet partnere dhe për të forcuar bashkëpunimin me forcat politike anëtare apo partnere në rajon.