Kryetari i PD-së Sali Berisha hedh poshtë manipulimet dhe trillimet se ai ka sulmuar fjalën e Edi Ramës në Bordin e Paqes për ish-udhëheqësit e UÇK.
Në një reagim për facebook Berisha shkruan se kemi të bëjmë me një ‘manipulim të ulët’ të kryehajdutit të mediave në Shqipëri, njëherazi përfituesit të parave publike të vjedhura në megaskandalin e inceneratorëve, Ben Blushi
Berisha nënvizon edhe një herë se qëndrimi i tij dhe i PD për pafajësinë e ish- Udhëheqësve të PD-së është publik dhe i pa ndryshueshëm, “njëlloj siç është qëndrimi për Ben Blushin, që mendon se paratë e vjedhura në inceneratorin e Tiranës do t’i pastrojë me mashtrime në mediat e Kosovës!” vijon më tej Berisha.
Reagimi i plote
Reagim i Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, lidhur me një manipulim të “Klan Kosova”
Lidhur me një trillim dhe manipulim të ulët në Klan Kosova, të kryehajdutit të mediave në Shqipëri, njëherazi përfituesit të parave publike të vjedhura në megaskandalin e inceneratorëve, Ben Blushi, sipas të cilit unë kam sulmuar fjalën e Edi Ramës në Bordin e Paqes për ish-udhëheqësit e UÇK sqaroj opinionin sa vijon:
Në konferencën time për shtyp nuk kam thënë absolutisht asnjë fjalë, dhe nuk kam përmendur asnjëherë se çfarë tha Rama në Bordin e Paqes për UÇK-në, ish udhëheqësit politik të UÇK të burgosur në Hagë.
Kjo sepse, në bindjen time më të thellë, ‘argati’ i Vuçiçit, Edi Rama, së bashku me padronin e tij Vuçiç, janë përgjegjësit kryesorë të burgosjes dhe dërgimit në Hagë të ish-udhëheqësve politikë të Kosovës.
Qëndrimi im dhe i PD për pafajësinë e tyre është publik dhe i pa ndryshueshëm! Njëlloj siç është qëndrimi për Ben Blushin, që mendon se paratë e vjedhura në inceneratorin e Tiranës do t’i pastrojë me mashtrime në mediat e Kosovës!







