Një 80-vjeçar gjerman është gjetur i pajetë në banesën që kishte marrë me qira në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier. Alarmi u dha nga familjarë dhe miq që e shoqëronin, të cilët prej tre ditësh nuk po arrinin të komunikonin me të.
I moshuari, i identifikuar si Detlef Fertig, kishte rreth 15 ditë që ndodhej në Fier për turizëm dentar. Kur policia hyri në banesë, e gjeti pa shenja jete.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja mund të ketë qenë natyrale. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat.







