Ballina Politika Reforma në Drejtësi/ Meta nxjerr blof Ramën: Ja si i thirra qenushët...

Reforma në Drejtësi/ Meta nxjerr blof Ramën: Ja si i thirra qenushët e Soros për të votuar me 140 vota…

76
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PS-së për heqjen apo jo të imunitetit të zëvendëses së tij Belinda Balluku, se ishte ai që e kishte bërë Reformën në Drejtësi me 140 vota.

Në postimin e tij në Facebook, Meta i ka kujtuar Ramës seancën e 10 viteve më parë kur ishte kryeparlamentar, duke theksuar se ‘reforma e tij dhe dy buzëputhurve, ishte me 69 dhe jo me 140 vota’.

‘Megjithatë, më 22 korrik, me rastin e 10-vjetorit të 140 votave, do ta shohin, të gjithë shqiptarët se si qenushi me gjithë qenushët e tjerë të Sorosit u detyruan jo vetëm ta votojnë Reformën në Drejtësi, siç desha unë (pra Komisioni i Venecias) por edhe të puthen në buzë nga dëshpërimi. Për historitë e tjera, prisni edhe pak, që të mos e humbni kuriozitetin’, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Tani mora vesh se, Edi Rama ose qenushi i Sorosit, në Pleniumin e tij, paska thënë sërish sot se e kishte bërë ai, me 140 vota, Reformën në Drejtësi.

Dua t’i kujtoj qenushit të Sorosit se reforma e tij dhe dy buzëputhurve, ishte me 69 dhe jo me 140 vota.

Megjithatë, më 22 korrik, me rastin e 10-vjetorit të 140 votave, do ta shohin, të gjithë shqiptarët se si qenushi me gjithë qenushët e tjerë të Sorosit u detyruan jo vetëm ta votojnë Reformën në Drejtësi, siç desha unë (pra Komisioni i Venecias) por edhe të puthen në buzë nga dëshpërimi.

Për historitë e tjera, prisni edhe pak, që të mos e humbni kuriozitetin.

Për këdo që e ka harruar, po ju kujtoj se si i kam thirrur qenushët e Sorosit, për të votuar me 140 vota, Reformën në Drejtësi.

Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi.