Ballina Sport Kushton mbi 40 milionë euro

Kushton mbi 40 milionë euro

59
0

Luka Modriç po luan sezonin e fundit me Milanin, ndaj drejtuesit e klubit kuqezi kanë filluar që tani lëvizjet e para për të gjetur një pasuses të denjë për kroatin në mesin e fushës.

Tuttosport zbulon se objektivi i madh i kuqezinjve është Yasin Ayari, mesfushori suedez i Brighton në Premier League. Milan e ka ndjekur lojëtarin suedez edhe më parë.

Në pranverën e vitit 2025, kreu i atëhershëm i skautingut, Geoffrey Moncada, e kishte vendosur emrin e suedezit në listën e objektivave të klubit, por transferimi i tij nuk u arrit dot në atë kohë.

22-vjeçari suedez mund të luajë si mesfushor mbrojtës, organizator i lojës nga thellësia, mesfushor qendror, por edhe si mesfushor ofensiv.

Kontrata e tij aktuale me Brighton skadon në qershor të vitit 2027, por me mundësinë e rinovimit edhe për një sezon tjetër. Brighton po punon për të rinovuar me Ayarin përtej vitit 2028.

Velra aktuale në treg e suedezit është 40 milionë euro, por mund të rritet akoma edhe më shumë duke parë paraqitjet e tij fantastike që ka bërë deri tani këtë sez