Shkarkimi i Ruben Amorim mund t’i kushtojë Mançester Junajtid edhe më shumë sesa ishte vlerësuar fillimisht.
Sipas një raporti të paraqitur në Bursën e Nju Jorkut, “Djajtë e Kuq” kanë lënë mënjanë 15.9 milionë paund (afërsisht 18.17 milionë euro), kompensimi maksimal i mundshëm që i paguhet trajnerit portugez dhe stafit të tij.
Kjo shifër është më e lartë se 11 milionë eurot e raportuara fillimisht nga media në kohën e shkarkimit.
Raporti nuk jep detaje mbi arsyet pse Mançester Junajtid mund të duhet të paguajë shumën e plotë të caktuar, por shtypi anglez thekson se kjo lidhet me faktin që Amorim mbetet pa klub, duke mbetur zyrtarisht në “listën e pagave” të Djajve të Kuq derisa të gjendet një destinacion i ri.







