Kendall Jenner mahniti me një fustan argjendi “Reine” me vlerë 700 paund, ndërsa mori pjesë në festën ndërkombëtare “Power Of You” gjatë Milan Fashion Week të enjten.
Modelja 30-vjeçare, e cila pritet të parakalojë në pasarelë gjatë ditëve në vijim, dukej e entuziazmuar teksa u shfaq me fustanin me temina dekorative, që i përqafonte linjat e trupit.
Ajo e kombinoi veshjen e saj vezulluese me taka elegante metalike dhe vathë me diamante, duke kompletuar një paraqitje plot shkëlqim, shkruan “Daily Mail”.
E emocionuar për mbrëmjen glamuroze, Kendall ndau në Instagram një foto spontane ku pozonte në ashensor.
Influencuesja publikoi gjithashtu një video mbresëlënëse për 284 milionë ndjekësit e saj, ku shfaqej duke pozuar me vetëbesim përpara eventit, ndërsa largonte flokët ngjyrë kafe pas shpinës dhe demonstronte një sërë pozash modelingu.







