Ballina Sport Superkompjuteri parashikon fituesin e Championsit

Superkompjuteri parashikon fituesin e Championsit

69
0

Një superkompjuter ka simuluar edicionin aktual të Champions League dhe ka parashikuar një finale dramatike në Budapest, ku Bayern Munich do të mposhtë Arsenalin pas goditjeve të penalltive.

Sipas parashikimit të publikuar nga Betting Lounge, “Topçinjtë” do të kenë një rrugë të favorshme drejt finales.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta pritet të kalojë Bayer Leverkusen me rezultat të përgjithshëm 5-1 në 1/8-at.

Në çerekfinale, londinezët parashikohet të eliminojnë Sporting Lisbonë me shifrat 6-2, ndërsa në gjysmëfinale do të triumfojnë 4-1 ndaj Barcelonës, duke marrë një “hakmarrje” simbolike për finalen e vitit 2006.

Megjithatë, finalja ndaj Bayernit projektohet të përfundojë 1-1 pas 120 minutash, përpara se bavarezët të sigurojnë trofeun nga pika e bardhë, me Harry Kane protagonist në triumfin e skuadrës gjermane.

Superkompjuteri parashikon gjithashtu që Bayerni do të eliminojë Manchester Cityn me rezultat të përgjithshëm 3-2 në çerekfinale dhe më pas Liverpoolin 4-2 në gjysmëfinale.

Në përballjet e tjera, Barcelona pritet të kalojë Newcastle United me rezultat 4-2, ndërsa Atlético Madrid të eliminojë Tottenham Hotspur 3-2.

Ndërkohë, Chelsea parashikohet të mposhtë Paris Saint-Germain, por të ndalet më pas nga Liverpool pas penalltive në çerekfinale.

Nëse ky simulim do të rezultojë i saktë, finalja e Budapestit premton spektakël dhe dramë deri në goditjen e fundit.