Ballina Politika ‘Rama kufomë politike, do ta kallim’, Berisha tregon skenarët e protestës: Do...

‘Rama kufomë politike, do ta kallim’, Berisha tregon skenarët e protestës: Do të ketë revoltë, kryengritja…

72
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar skenarët e protestës së sotme të opozitës, e cila do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Ai tha se kryengritja paqësore do të njohë dimensione të reja.

“Do të ketë revoltë! Kryengritja jonë paqësore do të njohë dimensione të reja. Është e pandalshme deri në largimin e Ramës. E patë se si në fjalën e tij ai tejkaloi dhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gadafit dhe Fidel Kastros. Në fakt nëse e rikthen pas, kishin shqiptarët para një kufomë politike të pakallur. Ne do ta kallim atë. Do t’i japim vendin që meriton.”, tha ai.