Ballina Lifestyle Nga flokët e gjatë ikonë te prerja moderne – ndryshimi i Demi...

Nga flokët e gjatë ikonë te prerja moderne – ndryshimi i Demi Moore

96
0

Aktorja e njohur Demi Moore ka surprizuar fansat duke prezantuar një pamje të re me flokë më të shkurtër.

Ndërsa ka deklaruar se po hyn në një “kapitull të ri të guximshëm dhe të bukur” në jetën e saj.

Ylli i Hollywood-it, e cila për vite me radhë është identifikuar me flokët e saj të gjatë karakteristikë dhe madje kishte thënë se nuk do t’i priste kurrë, u shfaq me një prerje elegante dhe moderne, duke sinjalizuar një ndryshim të madh personal dhe profesional.

Me stilin e ri, Moore ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale dhe në paraqitjet publike, ndërsa fansat e kanë përgëzuar për transformimin dhe për mesazhin e fuqishëm për fillime të reja.