Ballina Kronika Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje, përfundojnë në pranga tre persona

Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje, përfundojnë në pranga tre persona

102
0

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që kryente vjedhje në kryeqytet. Në pranga u vunë tre persona, pjesë e këtij grupi.

Grupi akuzohet për 12 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje. Të arrestuarit janë Daniel Çela 31 vjeç; Bashkim Sollaku 56 vjeç; dhe Endri Gjeli 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Policia sekuestroi automjetin me të cilin këta persona shkonin në banesat apo subjektet ku kryhej vjedhja si dhe veshje të përdorura në krim.

Më konkretisht, këta persona akuzohen se kanë vjedhur më 4 dhjetor 2025 një shumë parash në një biznes në rrugën “7 Nëntori”. Më 24 dhjetor 2025 vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e një shtetasi në bulevardin “Migjeni”.

Më datë 8 shkurt të këtij viti kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Ribez”. Ndërsa me datë 10 shkurt kanë vjedhur sërish para në një biznes në rrugën e Prushit.

Po ashtu këta persona akuzohen se kanë tentuar të vjedhin 4 herë në disa kompani në rrugën e Prushit, në Vaqarr si edhe në Fushë Mëzez.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një grup kriminal i akuzuar për 12 vjedhje/tentativa për vjedhje në territoret e komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 7.

Kapen 3 pjesëtarët e grupit.
Sekuestrohen automjeti me të cilin shtetasit shkonin te banesat/subjektet ku do të vidhnin dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.

Si rezultat i një pune hetimore intensive, kryer me qëllim identifikimin dhe kapjen e disa shtetasve, të cilët të orgënizuar si grup, dyshohej se kishin kryer dhjetëra vjedhje në qark, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, finalizuan operacionin e koduar “Harta”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit D. Ç., 31 vjeç, B. S., 56 vjeç dhe E. Gj., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

•Si rezultat i veprimeve hetimore, janë zbardhur nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, këto raste me autorë të dyshuar 3 shtetasit e arrestuar:
-më datë 04.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit G. S., në rrugën “7 Nëntori”;
-më datë 07.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit O. V., në autostradën “Tiranë-Durrës”;
-më datë 24.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit E. M., në bulevardin “Migjeni”;
-më datë 08.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Ribez”;
-më datë 10.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në rrugën e Prushit;
-më datë 14.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit A. B., në rrugën e Prushit;
-më datë 22.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. J., në fshatin Vaqarr;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. K., në fshatin Fushë Mëzez;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. O., në fshatin Fushë-Mëzez.

•Ndërkaq, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, janë zbardhur 3 tentativa për vjedhje, të kryera nga 3 shtetasit, më datë 15.02.2026, në 3 kompani në fshatin Marikaj.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.