Ballina Bota Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi...

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

110
0

Pamje që kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale duket se tregojnë përdorimin operacional për herë të parë të sistemit të mbrojtjes ajrore me lazer nga ana e Izraelit, teksa Hezbollah iu bashkua luftës ne krah të Iranit dhe lëshoi raketa dhe dronë nga Libani.

Sistemi i pagëzuar si “Iron Beam”, shihet në videot në fjalë teksa intercepton një dron pranë kufirit verior gjatë natës. Nëse konfirmohet, kjo do të shënojë përdorimin e parë të njohur luftarak të sistemit, i cili u dorëzua në rrjetin e mbrojtjes ajrore të Forcave Ajrore Izraelite në fund të muajit dhjetor.

Sistemi i avancuar i mbrojtjes me laser kushton vetëm 2 dollarë për çdo interceptim e arrin të diktojë edhe predha. Kjo në një kohë kur sistemet aktuale të pikasjes së raketave kushtojnë nga disa dhjetëra mijëra deri në miliona dollarë për ndjekjen e asgjësimin e tyre.

Por sistemi Iron Beam, përdor lazerë për të ngrohur tej mase dhe çaktivizuar kërcënimet ajrore. Ky, sipas ekspertëve, konsiderohet një ndryshim i madh i lojës, jo vetëm sepse goditet ushtria armike, por ajo edhe falimentohet.

Kjo sepse, teksa pala kundërshtare mund të investojnë dhjetëra mijëra dollar për një raketë, shtetit hebre i duhet të investojë vetëm vetëm 2 dollarë për energjinë për interceptimin e saj.

Iron Beam po përshkruhet si sistemi i mbrojtjes që i takon epokës së re, me neutralizimin e shpejtë të raketave në fluturim, me eleminimin e kërcënimit pa shumë kosto dhe me reduktimin e rreziqeve për shtetin hebre.