Ballina Kronika Nuk u pagoi mbi 20 mijë euro rroga punonjëseve në parukeri, pranga...

Nuk u pagoi mbi 20 mijë euro rroga punonjëseve në parukeri, pranga biznesmenit të njohur!

141
0

Është vënë në pranga pronari i një parukerie, dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij, pasi nuk iu dhanë pagat punonjësve.

Në total shuma përllogaritet në 20 250 euro, ndërsa dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti në subjekt ishin të kontrabanduara.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi Besmir Aliko, 41 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen Kaltrina Balaj, 38 vjeçe.

Kallëzimi u bë nga pesë shtetase, të cilat nuk janë paguar.