Deputetja e PD e qarkut të Korçës, Ledina Aliolli, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, ka shprehur shqetësimin e situatës me të cilën po përballen qytetarët të cilët prej disa ditësh janë të izoluar si pasojë e shembjes së aksit rrugor Librazhd-Përrenjas.
Aliolli tha se shkaku nuk është rrëshqitja e tokës si pasojë e reshjeve të shiut sic po përpiqet propaganda ta justifikojë, por korrupsioni në cilësinë e punimeve.
“Është situatë e paprecedentë pasi ai ka sjellë izolimin total të bashkive Korcë, Pustec, Maliq, Prrenjas, Librazhd. Dhe pikërisht ky rajon i tërë ka sjellë problematika të mëdha.
Të moshuar sot përballen me udhëtime të gjata, janë të sëmurë që humbin kohë në rrugë të zgjatura për të marrë shërbim”, tha deputetja demokrate.
Ledina Alolli: Prej disa ditësh Juglindja është e bllokuar, një situatë e lajmëruar nga banorët dhe deputetët e zonës.
Në këto momente qytetarët në Korçë janë në protestë, sepse janë të izoluar. Është izoluar artieria kryesore e Juglindjes dhe nuk ndalet vetëm lëvizja por dhe jeta, ekonomia e mijëra familjeve shqiptare.
Është situatë e paprecedentë pasi ai ka sjellë izolimin total të bashkive Korcë, Pustec, Maliq, Prrenjas, Librazhd. Dhe pikërisht ky rajon i tërë ka sjellë problematika të mëdha. Banorëve u është përmbysur normaliteti duke ua kthyer lëvizjen në pengesë. Dhe pse kjo situatë e pandodhur më parë pse ka shpërthyer tani, sepse korrupsioni në punimet e aksit ka kushtëzuar në mënyrë të tejskajshme standardet dhe cilësitë e punimeve duke bërë që asfalti të ccahet dhe ura të bjerë. Ndërsa propaganda flet për rrëshkitje toke, shkaqe natyrore, ekspertët flasin për shkelje të rënda teknike, standarde të cënuara.
Të moshuar sot përballen me udhëtime të gjata, janë të sëmurë që humbin kohë në rrugë të zgjatura për të marrë shërbim.







