Ish deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit reagoi pas hedhjes së molotovëve në vilën e ish diktatorit Enver Hoxha në Bllok nga protestuesit e opozitës në protestën e 28 shkurtit.
Reagimin në rrjetet sociale, ish zyrtari i PL, e përcolli përmes disa pamjeve ku paraqiten protestues francezë, teksa hedhin fekale mbi ndërtesat qindravjeçare, ndërsa me ironi shkruan se një veprim i tillë nuk e dëmtoi aspak imazhin e Francës.
Përkundrazi, thekson Vasili, Franca u bë simbol në të gjithë Evropën, se si populli duhet të protestojë shumë fort kundër qeverisë.
‘Ndërsa në Shqipëri Rama qan me kujë për vilën karakatinë të Enverit’, shkruan Vasili, duke e cilësuar kryeministrin një servil të shpëlarë.







