Ballina Bota Publikohen videot e dëshmive të Bill dhe Hillary Clintonit lidhur me Epsteinin!...

Publikohen videot e dëshmive të Bill dhe Hillary Clintonit lidhur me Epsteinin! Çfarë deklaruan bashkëshortët për disa orë para Komisionit?

187
0

Një komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve ka publikuar videot e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth të dënuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein.

Regjistrimet e dëshmive, që zgjatën me orë të tëra gjatë dy ditëve javën e kaluar, tregojnë se të dy Clintonët u distancuan nga Epsteini.

Bill Clinton i tha komisionit se ai e kishte ndërprerë marrëdhënien me Epstein vite para se financieri ta pranonte fajësinë në vitin 2008 për kërkim shërbimi seksual nga një vajzë e mitur.

Ish-presidenti demokrat tha se e kujton për herë të parë takimin me Epstein kur udhëtoi me avionin e tij privat në vitin 2002 për punën humanitare të Clintonëve, dhe se u ndanë një vit më pas.

“Nuk pashë asgjë kur isha pranë tij që të më bënte të kuptoja se ai po trafikonte gra”, i tha Bill Clinton komisionit.

Epstein e vizitoi Shtëpinë e Bardhë disa herë gjatë presidencës së Clintonit dhe ekzistojnë fotografi ku ata shtrëngojnë duart, por Bill Clinton tha se nuk i kujtonte ato ndërveprime.