Grupi parlamentar i PS ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit për deputetin e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.
Sipas kërkesës së socialistëve, ndaj Shehajt është propozuar masa disiplinore me 20 ditë përjashtim nga seancat plenare.
Ngjarja ka ndodhur gjatë seancës së së hënës, kur deputeti Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Pavarësisht tërheqjes së vëmendjes nga drejtuesit e seancës, ai nuk e ka liruar atë, duke penguar vijimin normal të punimeve parlamentare.
Kërkesa e grupit socialist pritet të shqyrtohet sipas procedurave të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit.







