Ballina Kronika Pas IKMT-së plas në Policinë Bashkiake, polici godet në zyrë shefin

Pas IKMT-së plas në Policinë Bashkiake, polici godet në zyrë shefin

168
0

Pas IKMT-së ku një nga drejtorët u dhunua me qytë pistolete nga kunati i Ergys Agasit, plas në Policinë Bashkiake.

Polici bashkiak godet shefin e tij brenda në zyrë.

“Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi Alfred Xhoxhaj, punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi Eugen Saliasi”, njofton policia.

Eugen Saliasi u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.