Ballina Aktualitet Deti tërhiqet me 10 metra nga bregu, zbatica krijon veshtirësi për peshkatarët...

Deti tërhiqet me 10 metra nga bregu, zbatica krijon veshtirësi për peshkatarët në Vlorë

74
0

Fenomeni i zbaticës është vërejtur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Tërheqja e ujit të detit me mbi 10 metra nga vija e zakonshme e bregut ka bërë që shumë prej varkave të peshkimit të mbeten në cekëtirë.

Ky fenomen natyror i zbaticës ndodh periodikisht dhe lidhet me lëvizjet e ujërave detare, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm natyrorë. Megjithatë, për peshkatarët lokalë, tërheqja e detit krijon vështirësi të përkohshme në daljen për peshkim, pasi duhet të presin derisa uji të rikthehet sërish në nivelin e zakonshëm.