Ballina Kronika Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

85
0

Policia e Vlorës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi u kap me drogë dhe armë në Dhërmi.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu u ndalua teksa udhëtonte me automjetin e tij në fshatin Dhërmi.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit me iniciale J. K., u gjetën disa doza kokaine, të ndara dhe gati për shitje.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të automjetit, policia zbuloi edhe një pistoletë sportive me municionin përkatës, si dhe një silenciator.

“Shërbimet e Policisë ndaluan në fshatin Dhërmi automjetin me drejtues shtetasin J. K. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën disa doza kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në automjet u gjet një pistoletë sportive me municionin përkatës dhe me silenciator.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi J. K., 22 vjeç, banues në Dhërmi, u arrestua në flagrancë për veprat penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, njofton policia.