Ballina Kronika E rëndë në Gjirokastër/ E moshuara bie nga tarraca e azilit, ndërron...

E rëndë në Gjirokastër/ E moshuara bie nga tarraca e azilit, ndërron jetë 72-vjeçarja

193
0

Ka ndërruar jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër pak orë pasi ra nga tarraca e azilit ku qëndronte. E moshuara, Sheqere Zeko ka mbërritur e pajetë në pavionin e traumës në këtë spital.

Mësohet se, fraktura në shpatull dhe në këmbë, kanë qenë plagët që ka marrë e ndjera në momentin kur ra nga tarraca e Azilit të Pleqve mesditën e sotme.

Sheqere Zeko ishte duke soditur natyrën në tarracën e Azilit teksa u rrëzua nga një lartësi prej 7 metrash çka i shkaktoi asaj dëmtime në pjesë të trupit.

Pasi është çuar në Spitalin e Gjirokastrës me autoambulancë, ajo i’u nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme dhe gjendja e saj fillestare ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Pas një ore, kondicioni fizik i saj u rëndua çka detyroi specialistët që t’a përcillnin për një trajtim më të specializuar në Spitalin Memorial të Fierit.

Mësohet se rrugës ajo ka ndërruar jetë.