Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka hodhi një sërë sulmesh ndaj mazhorancës socialiste, duke e cilësuar gjendjen aktuale të legjislativit si të turpshme.
“Ky parlament është për turp dhe faqe të zezë,” deklaroi Noka, duke shtuar se mazhoranca e ka poshtëruar dhe katandisur institucionin në një shkallë të tillë saqë qytetarëve u vjen turp.
Noka theksoi se ky është ‘zegjinizim i parlamentit’.
Gjithashtu Noka denoncoi ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, se e ka kapur mazhorancën “për fyti”.
“Ju ka sjellë, ju ka mbështjellë, ju ka zvarritur dhe ju ka përgjëruar për të ardhur te kjo ditë,” u shpreh Noka.
Fjala në Kuvend:
Noka: Edhe faleminderit nuk them dot se e ke drejtuar këtë seancë siç të gjitha seancat, domethënë në mënyrën më të turpshme të mundshme. Por, qytetarëve dhe kolegëve të mi do t’iu drejtohem, të nderuar kolegë, zonja e zotërinj, ky parlament, siç e shikoni, është për turp dhe faqe të zezë. E keni katandisur, e keni poshtëruar këtë parlament në atë shkallë saqë qytetarëve ju vjen turp kur ju shohin. A di çfarë është? I njihni proceset e… Proceset e transformimit, ky parlament po i kalon. E keni zegjinizuar këtë parlament. E dini ç’do të thotë zegjinizim të parlamentit?
Peleshi: Zoti Noka, ju lutem, kontrolloni fjalorin.
Noka: Zegjinizim. Çfarë i keni bërë këtij parlamenti? Kur dëgjon, për shembull, kur dëgjon atë parafolësin, të vjen turp që je në këtë sallë. Ai vjen herë me ilaçe të pira, herë me ilaçe të papira. Kur isha unë, kur ishim ne në pushtet, një herë ma sillte Shpëtim Idrizi si çam, një herë ma sillte Vangjel Dule si grek, herë ma sillnin, herë ma sillnin si lab, dhe kur më kanë thënë që është ky, kam thënë, ore çfarë është ky njeri se s’e di domethënë. Disa herë ma sillnin me ilaçe të pira, herë me ilaçe të papira, në zyrën time po flas. Pra, a e kupton çfarë i keni bërë këtij parlamenti? Ore çfarë borxhi u kanë shqiptarët për këtë katandisje që i keni…?
Tani, kanë katër muaj, ka katër muaj që shqiptarët presin që këtu të jepni një shembull të asaj që ju keni thënë para 13 vitesh në këtë parlament, kreu juaj, Narcosi. Para 13 vitesh thoshte, do t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Do të bëjmë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Katër muaj. Të kapur për fyti, po jo vetëm për fyti, edhe për të tjera gjëra, ju ka sjellë dhe ju ka mbështjellë Belinda. Ju ka zvarritur dhe ju ka përgjitur për të ardhur te kjo ditë që të gjithë kokulur, të gjithë kokulur, duke filluar nga kreu juaj, Narcosi, të gjithë të poshtëruar para saj, të gjithë të gjunjëzuar para saj, rrini këtu dhe…







