Ballina Aktualitet GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

104
0

Një ditë pasi shpalli vendimin në seancë me dyer të hapura për dosjen e “Sterilizimit” për 8 të pandehur, Gjykata e Posaçme e njoftoi edhe zyrtarisht sot vendimmarrjen ndaj të dyshuarve.

Në njoftimin e Gjykatës, sipas mediave, bëhen me dije shkaqet se përse u rrëzua SPAK në akuzën që kishte ngritur dhe rikualifikuar sipas kërkesës së gjyqtares paraparake, duke adresuar akuzën e grupit kriminal, midis tyre edhe për ish zëvendës ministrinë Shëndetësisë Klodjan Rjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Në njoftim zyrtar Gjykata dha pavarësinë për grup kriminal, por në dosjen e “Sterilizimit” ajo që u vu re që nga 2019, akuza e grupit kriminal ju adresua edhe ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili po gjykohet veçamas.

Gjasat janë që për shkak të këtyre pafajësive për këtë akuzë, për të njëjtën vepër edhe Ilir Beqaj në gjykimin e veçuar të gjendet i pafajshëm.

“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Klodian Rjepaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ilir Rrapaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet”, njofton zyrtarisht Gjykata.